Kandidati i Iniciativës Qytetare “Obiliqi”, Xhafer Gashi, ka prezantuar planin e tij për ta drejtuar komunën e këtij qyteti edhe për një mandat.
Në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, ai ka përmendur se është angazhuar gjatë mandatit të tanishëm që në Kuvendin e Kosovës të kalonte Ligji për Obiliqin.
“Është mirë për t’iu gëzuar ligjit. Për buxhetin, e kam gjetur katër milionë e 600 mijë euro, ndërkaq tash është 11 milionë e 200 mijë. Tek çështja e ligjit, e dinë të gjithë që i kam pasur mbi 74 takime me shefat e grupeve parlamentare dhe deputetë dhe kemi arrit ta kurorëzojmë me votim”, është shprehur Gashi.
Duke prezantuar planin e tij, Gashi ka thënë se në mandatin e ri katërvjeçar synon rritjen e subvencioneve në bujqësi. Njëjtë ka thënë se do të ndodhë edhe me shëndetësinë.
“Tek shëndetësia kemi paraparë që t’i ngritim kapacitetet, ta bëjmë ndërtimin e katit të dytë të QKMF, analiza 24 orë për raste emergjente, kontrolle për nxënësit, blerja e autoambulancës, vazhdimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në moshën trevjeçare”.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...