Pas ngjarjes së rëndë ku 3 minatorë kanë humbur jetën në minierën e “ Balgjajt” në Selishtë ka reaguar edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Në një postim në ‘Twitter’, Xhaçka i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të minatorëve dhe premton se pavarësisht sfidave do bëhet çdo gjë për të ndihmuar familjet e tyre.
“Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha.
Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë. Megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre”, shkruan Xhaçka në ‘Twitter’.
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...