Ndalimi i ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka bërë që ky i fundit të rikthehet lirshëm në Kosovë. Zharku në këto momente ka hyrë në territorin e Kosovës. Ai për Express thotë se nuk ka pasur asnjë ndalesë nga ana e autoriteteve të hetuesisë në kufi. Deklaron se po iu kthehet shokëve të luftës.
Gjashtë vite pasi iku nga Kosova drejt Suedisë, duke lënë postin e të parit të Komunës, që e mbante nga viti 2007, Gjykata Themelore në Ferizaj ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burg ndaj tij. Sipas përgjigjes së Gjykatës, kjo kishte ndodhur pasi autoritetet suedeze kishin refuzuar ekstradimin e tij.
Ai pak ditë pas vendimit të Gjykatës, Zharku lirshëm ka hyrë në territorin e Kosovës. Ai nën përcjelljen e sekretarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj është futur lirshëm në vend.
“Po ndihem mirë se po i kthehem shokëve të luftës”, i ka thënë shkurt Expressit, Xhabir Zharku.
E Nasim Haradinaj i cili po i rri në krah ish-kreut të Kaçanikut, thotë se njeriu i duhur po i rikthehet Kosovës. “Drejtësia” e Bamias u mposht! Njeriu i duhur i kthehet vendit të vet…”, ka deklaruar Haradinaj për Express.
Kujtojmë që Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 21 prill të vitit 2011 e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës, dhe i kishte shqiptuar atij dënim me tre vjet burgim si dhe gjobë prej 1,500 euro.
Ky vendim ishte vërtetuar nga Gjykata Supreme e Kosovës më 8 maj 2012. Por edhe gjashtë muaj pas vërtetimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme e Kosovës, Zharku kishte qëndruar i lirë, edhe pse aktvendimi për ekzekutimin e vendimit nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës në atë kohë kishte mbërritur në Gjykatën komunale të Kaçanikut.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës