Edhe 4 ditë qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, duke marrë fund kështu saga shumëvjeçare e liberalizimit.
Visar Xani, analist politik tha se kosovarët pas shumë maltretimesh do të mund të të lëvizin lirshëm në vendet Shengen.
Ai kërkoi që kjo liri të mos keqpërdoret dhe qytetarët tanë të tregojnë kulturë dhe emancipim në këto udhëtime.
“Përherë të parë gjeneratat e reja, që e kanë përjetuar izolimin, të rinjtë tanë do të mund të dalin dhe shohin Evropën. Kjo hapë rrugë legale për të kërkuar dhe gjetur një jetë më të mirë. Ky është një lajmë i mirë, kosovarët padrejtësisht ishin të izoluar, Kosova ishte pika e zeze për Evropën edhe kësaj po i vjen fundi, Qytetarët mund të shijojnë nga 1 janari ata liri, mundë të dalin lirshëm”, tha Xani, për RTK.
Sipas tij, kosovarët kishin shumë pak mundësi për të lëvizur në Evropë, madje edhe daljet e deritashme kanë kushtuar shumë dhe kjo ndalesë ka qenë e pakuptimshme, nga Evropa. Ai thotë se ka qenë i pakuptueshëm “gjithë ky maltretim për qytetarët e Kosovës”.
“Liria e lëvizjes nuk duhet të keqpërdorët, kjo edhe për shkak se dënimet do të jenë të ashpra. Kosovarët duhet të shfaqin, të tregojnë kulturë, emancipim në këto udhëtime, duhet të marrin por edhe t’i japin vlera Evropës”, tha ai.
Sipas tij, nuk arsyetohen pengesat e deritanishme për lirinë e lëvizjes për kosovarët, tash e sa vite.
Xani foli edhe për procesin e dialogut, ai tha se viti 2024 është shumë i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. “Nëse do të ketë vullnet politik, seriozitet maksimal dhe interes për qytetarët, besoj se do të kemi rezultate të shpejta në procesin e dialogut”, tha pos tjerash Xani.
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...