Nesër do mbahet takimi mes Kosovës e Serbisë për të diskutuar “çështjen e dinarit”.
Në takim për dialogun siç i referohet BE, nuk do të shkojë kryenegociatori Besnik Bislimi, por aty Kosova do të përfaqësohet nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.
RTK ka marr vesh brenda BQK-së se Ismaili i është përgjigjur pozitivisht ftesës së dërguar nga Bashkimi Evropian dhe ka udhëtuar për në kryeqytetin evropian.
Analisti Visar Xani duke folur për këtë takim, tha se tashmë kemi një temë të re për një çështje të brendshme të Kosovës e që në të ardhmen mund të komplikojë marrëveshjen e madhe ose zbatimin e pikave tjera të nxehta.
“Kjo është një temë parashutë, që mund të komplikojë jashtëzakonisht shumë procesin dhe po ashtu mund të bëhet një praktikë e re në procesin e dialogut, që çdo temë që mund të jetë në pakënaqësi të serbëve të Kosovës dhe të Beogradit, të shtrohet në tryezën e bisedimeve. Kjo është një praktikë jo e favorshme për Kosovën, tha Xani.
Duke e quajtur këtë situatë një triumf procedural të Serbisë, Xani tha se ky ishte një gabim strategjik i Kosovës sepse për momentin Kosova duhet tu ikë këtyre vendimeve, edhe pse janë të ligjshme, por në aspektin politik duhet të analizohen më shumë.
Xani mes tjerash tha se presioni ndërkombëtar nuk është i balancuar.
“Presioni është shumë më i madh ndaj Kosovës se sa ndaj Serbisë, prandaj sa më shumë duhet të tkurremi nga këto vendime, mos të ngutemi , dhe ta përfundojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Pas zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit do te kemi një periudhë që nuk do të ketë negociata besoj, deri te negociatat për njohje të ndërsjelltë”, theksoi ai.
Analisti Visar Xani thotë se Kosova nuk duhet të hapë aktualisht sfida të reja, sepse karshi presioneve ndërkombëtare duhet strategji.
“Nëse disa tema kanë pritur më shumë se 20-vjet mund të presin edhe 20 muaj, me qëllim që mos të hapim sfida të reja, se nuk janë pak sfidat që i kemi” deklaroi Xani.
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...