Me iniciativë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, faza e katërt e projektit “Gratë në Punë Online (WOW)” shtrihet edhe në Komunat Podujevë dhe Mitrovicë, pjesën veriore dhe jugore.
Për këtë qëllim sot në Podujevë është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Komunës së Podujevës dhe Projektit “Rritja e Punësimit të të Rinjve(EYE)”, njofotn MZhE-ja përmes një njoftimi për media.
Zv.ministrja Besa Zogaj-Gashi me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ka thënë se përfituese të projektit ËOË janë bërë 9 komuna dhe se ky projekt është i dobishëm edhe për qytetarët e Podujevës, e sidomos për gratë e kësaj komune, të cilat mund të punojnë edhe nga shtëpia.
“Tani ky projekt nuk është vetëm pilot projekt, por është projekt, i cili ka treguar që ai vlen për të investuar, sepse në bazë të rezultateve nga 150 femra të cilat kanë qenë përfituese të këtij projekti, 80% e tyre kanë lidhur kontrata pune në disa vende të botës në periudha deri në 6 muaj, tha Zogaj-Gashi. Ajo më tej ka shtuar se projekti ËOË fillimisht ka pasur si synim vajzat, mirëpo kanë konsideruar se ky projekt duhet të përfshijë të rinjtë, pavarësisht gjinisë, duke pasur parasysh faktin se në Kosovë shkalla e papunësisë është ende e lartë, dhe ky projekt synon që të balancojë papunësinë në baza gjinore.
Ndërsa kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka falënderuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe donatorin zviceran EYE për mbështetjen. “Ky është një Memorandum në mes të MZHE-së, Komunës së Podujevës dhe EYE për të ofruar punësim të rinjve dhe shkathtësi të nevojshme të cilat nevojiten për të punuar nga shtëpia dhe besojmë së do të ketë sukses”, ka thënë ai. Nga ana e tij, drejtori i Projektit EYE, Timothy Sparkman tha se duke parë shkallën e papunësisë në Kosovë, nisma e projektit ËOË është një mundësi e mirë për zvogëlimin e papunësisë dhe në këtë mënyrë do të iu krijohet mundësi vajzave që të punojnë online dhe do të jenë relevante me ekonominë bashkëkohore.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...