Ish-përfaqësuesi special i ShBA-së për Kosovën, Frank Wisner, ka folur në lidhje me progresin e arritur nga vendi që ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.
Wisner tha se ende Kosova nuk e ka arritur njohjen e statusit të plotë dhe shtoi se e vetmja rrugë për ta realizuar është tryeza e bisedimeve, raporton Euronews.al.
Ish-diplomati nënvizoi se Serbia nuk e ka respektuar marrëveshjen e Ohrit, ndaj apeloi që Prishtina zyrtare të vijojë bashkëpunimin me aleatët për të rritur presionin ndaj Serbisë deri në njohjen finale.
“Për këto 16 vjet nuk ka qenë e mundur të arrihet një njohje e statutit të plotë dhe që të jetohet në paqe dhe harmoni me serbët. Kjo është një punë në progress dhe mund të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave. Mund të arrihet vetëm në kombinim mes Kosovës, ShBA-së dhe BE-së. Serbia deri tani ka rrezistuar në negociata dhe nuk ka respektuar premtimet e marrëveshjes së Ohrit. Ka vetëm një rrugë përpara për të shkuar te tryeza e negocimit duhen bashkuar forcat me aleatët me BE-në me SHBA-të që të vijojnë t’i bëjnë presion Serbisë që të sillet në mënyrë të përgjegjshme në interesin e saj kombëtar”, tha Wisner.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...