Clint Williamson, ish-prokuror i Gjykatës Speciale të EULEX-it, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk do ta formonte Gjykatën Speciale, kjo do të ndodhte në OKB.
Në një intervistë për “Ora News”, ai ka thënë se insistimi më i madh për krijimin e Speciales ishte nga Rusia dhe Serbia.
“Kjo është një pyetje shumë interesante. Kur u publikua raporti i Dick Marty në Këshillin e Europës dhe një sërë qeverish europiane këmbëngulën për nevojën e një hetimi të plotë penal. Në atë kohë Rusia dhe Serbia, që të dyja kërkuan themelimin e një Gjykatë të re të OKB-së për t’u marrë me këtë çështje. ShBA-ja dhe Bashkimi Europian besoj se patën një qasje korrekte”, deklaroi Williamson, transmeton arbresh.info.
Kjo, meqenëse sipas tij, ShBA-ja mbante përgjegjësi për çështjet e shtetit të së drejtës në Kosovë, ndaj Bashkimi Europian duhet ta mbikëqyrte hetimin dhe procesin gjyqësor që do të pasonte.
“Dhe kjo solli në themelimin e task forcës speciale të hetimit, të cilën unë e drejtova si kryeprokuror në Bruksel. Por edhe pas kësaj, Rusia vazhdoi të këmbëngulë për një gjykatë të OKB-së dhe kjo solli një debat shumë serioz në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Fakti është se shumica e mbështeti, brenda Këshillit të Sigurimit, krijimin e një gjykate tjetër”, thotë Williamson./arbresh.info/
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...