Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka thënë që nëse VV dhe LDK nuk arrijnë koalicionin – duhet të shkohet në zgjedhje të reja.
“Pajtohem se do të jetë e vështirë të merret vendimi për koalicionin nga kushdo që e merr. Nëse ky dialog dështon dhe këto dy parti të mëdha nuk mund të pajtohen për koalicion dhe duhet të fillojnë të punojnë në kombinim me partitë e vogla. Kjo është e ditur që do të dështojë para se të fillojë”.
“Këto dy parti të mëdha duhet t’i dëshmojnë popullit të Kosovës se mund të formojnë një koalicion dhe një Qeveri efektive. Këshilla ime do të ishte të shkohet në zgjedhje të reja edhe pse as kjo nuk do të mund të zgjidhte asgjë”.
Walker në Klan Kosova ka thënë se arsyeja pse udhëheqësit politikë po hezitojnë postin e kryeministrit është për shkak se ka vendime të vështira për t’u marrë.
“Udhëheqësit politik përkundër fjalëve që kanë dhënë për të bërë storie suksesi, janë të shqetësuar për t’u bërë kryeministër”.
“Vendi ka nevojë për kohë që të merret me disa probleme dhe t’i zgjidhë ato. Dëgjoj premtimet për korrupsion, krim, papunësi por nëse klasa politike nuk bashkohen edhe zgjedhjet e ardhshme do të jenë të njëjta”.
“Tani mund të jetë gjasa e fundit për t’i treguar botës që Kosova vërtet dëshiron të punojë në zgjidhjen e problemeve dhe t’i përmirësojë gjërat edhe për njerëzit – jo vetëm për udhëheqjen politike”, ka thënë Walker.
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...