William dhe Harry në premierën e filmit “Star Wars”, por pa gra

21:07 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Kate Middelton dhe aktorja amerikane Meghan Markle nuk janë bashkuar me burrat e tyre në qilimin e kuq që u shtrua për premierën e filmit “Star Wars Episode VIII: The Last Jedi in Kensington”.

Që të dy vëllezërit janë përshëndetur me fansat para premierës së filmit që po shfaqej në Londër, shkruan “Mirror”, transmeton portali arbresh.info

Prince Harry së fundmi ka zënë pjesën më të madhe të mediave botërore, pasi shpalli zyrtarisht fejesën me Meghan Markle, ndërsa ata pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në pranverën e vitit 2018./arbresh.info/

Të ngjashme