KDI, në bashkëpunim me Lëvizjen Fol dhe Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar nga Holanda, ka mbajtur konferencën përmbyllëse të projektit “Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë”, apo ndryshe kodin e etikës së sistemeve të drejtësisë.
Gerrie Willems, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë tha se ky projekt ka filluar ne 2016, prandaj sot bëhet përmbyllja, sepse një kod i tille i është dashur sistemit gjyqësor, është elementi kyç në këtë shtet.
“Sot mbyllëm projektin qe pati filluar në 2016, këto rezultate do të mblidhen në doracak sepse kemi pasur përkrahje nga KDI, Lëvizja FOL, ky kod do të hyjë në fuqi me 1 mars, ky është dokument që do të përditësohet ne bazë te integritetit dhe ky kod i është dashur Kosovës qysh kohë më parë”, tha ajo.
Ajo ka përgëzuar prokurorin e shtetit në çdo fazë që ai ka marre pjesë. Ajo shtoi se procesin e reformimit të këtij kodi është t’a zbatojmë këtë kod të etikës.
Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi, tha se mangësitë të cilat kanë qenë, janë tejkaluar. Një ndër kryesoret është integriteti i secilit prokuror.
“Duhet të forcohet edhe integriteti i anëtarëve dhe në mënyrë secili të ketë integritet. Të gjithë prokurorët që shkelin ligjin do të ndiqen. Secili prokuror t’i nënshtrohen trajnimeve. Do të rritet përgjegjësia e prokuroreve”, u shpreh në këtë diskutim kryeprokurori Lumez.
Willen van Nieuwkerk, drejtor i Qendrës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, tha se kemi punuar plot 2 vite për këtë projekt, ku integriteti ka rol qenësor në sistemin e drejtësisë. Integriteti nuk përbënë vetëm korrupsionin.
“Shoqëria në Kosovë është nën presionin e korrupsionit dhe duhet që të ketë integritet më të lartë dhe të hiqen dilemat”, tha Nieuwkerk.
Kosova ka rënë në renditjen e listës së korrupsionit, nga 95% në 93%, dhe kjo shihet si arritje. E ka falënderuar kryeprokurorin për mbështetjen, po ashtu edhe prokurorinë e shtetit Holandës, ku tha se ky projekt nuk do të thotë qe i ka ndihmuar Kosovës sepse duhet ende kohë në përmirësime.
Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, tha se ne kemi bërë një hap të rëndësishëm ku kemi bërë ligjin më të rëndësishëm për gjyqësoret.
“Është ngritur integriteti, profesionalizmi e transparenca e drejtësisë. Kodi etikës është i standardeve të larta dhe përpjekjet tona janë të zbatojmë ligjet. Kemi hartuar edhe planin për ta ngritur profesionalizmin integritetin e transparencën. Reformat janë të mira dhe normalisht presim ende rezultate”, ka thënë Hyseni nga KPK./ Arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje