Google ADS

Wess Mitchell: Askush nuk ka veto sa i përket sigurisë së Kosovës

12:56 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell ka thënë sot se askush nuk ka veto sa i përket sigurisë së Kosovës.

Mitchell e bëri këtë deklaratë duke komentuar shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Mitchell u shpreh se e ardhmja e Kosovës varet nga vetë Kosovës.

“Vendi duhet të marrë hapa të rëndësishëm gjatë këtij viti. Folëm për normalizimin dhe rëndësinë që Kosova të jetë e angazhuar në dialogun me Serbinë, për kufirin me Malin e Zi dhe për sigurinë që kjo çështje të zgjidhet, për shndërrimin e FSK-së në ushtri dhe i thash presidentit se askush nuk ka veto sa i përket sigurisë së Kosovës. Vetëm Kosova mund ta zgjedh të ardhmen e saj”, u shpreh Mitchell.

Ai tha se Kosova ka arritur shumë në 10 vite të pavarësisë së saj./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1719977241400694/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme