“Pas majit dhe ngjarjeve të mëvonshme në Kosovë, Perëndimi dhe Bashkimi Evropian duhet të kishin lënë anash marrëveshjet për Kosovën që nga fillimi i vitit dhe të gjenin një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri të Kosovës”.
Kështu tha Bodo Weber nga Këshilli për Politikë dhe Demokratizim në Berlin.
“Për mendimin tim, ajo marrëveshje do të përfshinte edhe kthimin e serbëve në institucione, përmes zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, që do të ishte gjithashtu një mënyrë për t’u rikthyer edhe në polici edhe në gjyqësor”, tha ai për Tanjug, transmeton Arbresh.info.
Ai shtoi se në kontekstin aktual politik, asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës që të japin dorëheqje dhe kjo, sipas tij, do të ishte mënyra më e shpejtë për zgjedhje të sërishme, përcjellë Politika.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...