Google ADS

Washington Post: Vrasja e Ivanoviqit i shkon për shtati Serbisë dhe Rusisë

17:58 | 17 Janar 2018
M. A.

Vrasja e Oliver Ivanoviqit mund të shkaktoj përsëri tensione në Ballkan, shkruan Washington Post.

Në një artikull të titulluar ‘Ai ishte një nga të paktët zëra të moderuar në mesin e serbëve të Kosovës. Vrasja e Oliver Ivanoviq mund të shkaktojë tensione të reja në Ballkan”, janë publikuar edhe detajet e vrasjes duke shtuar se menjëherë janë ndjerë pasojat në formën e çrregullimit të negociatave politike në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Njëzet vjet pas lirimit nga Serbia dhe gati një dekadë pas shpalljes së pavarësisë, tensionet janë intensifikuar përsëri dhe mund të thellohen edhe më tej pas vrasjes së Ivanoviqit”, thuhet në tekst.

Mediat amerikane transmetojnë fjalët e Gjeneralit, William Nash, ish-administrator në Mitrovicë, i cili ka bashkëpunuar me Ivanoviqin gjatë qëndrimit tetëmujor në Kosovë. “Ivanoviq ishte i zgjuar, artikuluar por edhe pragmatik”, ka thënë ai.

Washington Post kujton se Ivanoviq ishte dënuar më nëntë vjet burg në vitin 2016 për krime lufte në Kosovë të kryera kundër shqiptarëve në fund të viteve 1999, por që aktgjykimi u hoq.

“Pas një konflikti të dhunshëm që shpërtheu në rajon në vitin 1998 NATO vendosi të bombardojë Serbinë një vit më vonë, duke bërë që qeveria serbe të tërheq trupat e saj nga Kosova. OKB ka administruar Kosovën në vitet pas konfliktit duke punuar me Ivanoviqin dhe me politikanët e tjerë të Kosovës edhe pse Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, shkruan WP duke shtuar se Kosova sot është e ndarë etnikisht, shkruan lajmi.net.

Tutje, thuhet se ndarja është veçanërisht e dukshme në Mitrovicë, qytet ky ku në pjesën jugore banojnë shqiptarët dhe në atë veriore serbët, vend ku punonte edhe Ivanoviq. Kjo është arsyeja pse Serbia e sheh vrasjen e tij si një akt terrorist dhe një sulm ndaj sovranitetit të saj edhe pse nuk është e qartë se kush qëndron pas vrasjes. Ivanoviq ishte një avokat i fuqishëm i cili ishte përpjekur t’i pajtojë dy kombet dhe tani të dyja palët kanë frikë se vdekja e tij do të kapërcehet për të arritur këtë qëllim.

Kur është fjalë për pasojat e mundshme ndërkombëtare të vrasjes së Oliver Ivanoviq, Washington Post shkruan se Rusia ka refuzuar ta njohë Kosovën si dhe ta mbështes qeverinë në Beograd, dhe është ardhja e Donald Trump frikë se do të përforcohet ‘aneksimi i veriut të Kosovës’.

“Që nga inaugurimi i Donald Trump ka frikë në Kosovë për aneksimin e mundshëm të enklavës etnike serbe në veri nën patronazhin e Rusisë. Qeveria e Kosovës beson se pozicionet pro-ruse të Trump mund të inkurajojnë ata serb që kërkojnë veprime ushtarake ne Kosovë. Vendosmëria e Ivanoviqit për të parandaluar një skenar të tillë argumenton Nash, ishte veçanërisht e dukshme gjatë vizitës së tij në Berlin pas ndërhyrjes së NATO-s në konflikt”.

Gazeta arrin në përfundim se vdekja e Oliver Ivanoviqit do të bëj më pak të mundshëm pajtimin në Ballkan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme