Google ADS

Washington Post: Katalunia dhe Kurdistani si Kosova dhe Mali i Zi

23:07 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Washington Post ka bërë një artikull mbi paralajmërimin e Katulunisë dhe Kurdistanit për mbajtje të referendumeve të pavarësimit.

Autoritetet e Kurdistanit kanë njoftuar herët në qershor se do të mbajnë referendum që të pavarësohen nga Iraku. Kjo është thënë se do të bëhet me 25 shtator. Edhe Katalunia po ashtu ka bërë me dije se do të organizojë referendumin e shkëputjes nga Spanjë me 1 tetor.

Në artikullin e titulluar “Mirë se vini në kohën e shkëputjes”, thuhet se edhe Iraku e edhe Spanja, por edhe bashkësia ndërkombëtare kundërshton mbajtjen e referendumeve për pavarësi çka rrit rrezikun për konflikt.

Por, praktika e Kurdistanit dhe Katalunisë thuhet se rrjedh prej më herët, duke u bazuar në rastin e Kosovës dhe Malit të Zi, që janë pavarësuar nga Serbia.

Aty thuhet se edhe kurdët dhe katalunasit po përdorin strategjinë e njëjtë të shkëputjes.

“Lëvizja për shkëputje mund të bëhet në dy mënyra për të arritur pavarësimin. E para është fokusimi në qeverisje qendrore, si pengesë për arritje të pavarësisë”, thuhet në artikull. “Nëse qeveria lejon pavarësinë, ashtu si Serbia bëri në rastin e Malit të Zi më 2006, atëherë rruga e sovranitetit është e caktuar. Bashkësia ndërkombëtare mund të përpiqet të bëjë presion në qeverinë qendrore të njohë pavarësinë e territoreve, ashtu si në rastin e Sudanit, apo të Kosovës, duke tejkaluar qeverisjen qendrore dhe duke bërë njohjen e plotë të shkëputjes së një rajoni”. /Klan Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme