Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV’së, Arbërie Nagavci i ka reaguar presidentit Hashim Thaçi, që sot u deklarua lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme.
Nagavci ka shkruar në Facebook se kjo deklaratë e tij është e pritshme për dy arsye, derisa tha se presidenti i ndryshon gjithnjë qëndrimet e tij dhe se tani e ka qeverinë që atij i jep vullnetarisht kompetenca, shkruan arbresh.info.
“Janë së paku dy arsye që kjo është deklaratë e pritshme, E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njejtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve. Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj”, ka thënë ajo./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/1127670704283830
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...