VV:Kryeprokurori i zënë për ta luftuar korrupsionin

12:51 | 18 Mars 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot Konferencë për medie, ku ka diskutuar lidhur me sistemin e drejtësisë dhe për kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.

Deputetja nga radhët e kësaj partie, Albulena Haxhiu, tha se Kosova ka shumë probleme me sistemin e drejtësisë pasi që sipas saj këtë e kanë bërë ndikimet e pushtetarëve të pasluftës, shkruan arbresh.info

Sipas saj dy nga problemet më kryesore që ka Kosova, janë mungesa e zhvillimit ekonomik dhe mungesa e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kosova ka shumë problem me sistemin e drejtësisë dhe ende nuk kemi parë veprim serioz të institucioneve të drejtësisë në raport me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ndikimet e mëdha të pushteteve të pasluftës mbi sistemin e drejtësisë e sidomos ndikimet e PDK-së e kanë bërë këtë sistem jo efikas dhe mos veprues. Pra, pikërisht këto ja kanë zënë frymën sistemit të drejtësisë.
Dy nga problemet kryesore të Kosovës janë, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe mungesa e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe këto janë natyrisht të ndërlidhura sepse korrupsioni e ndalon zhvillimin ekonomik por po ashtu janë të ndërlidhura edhe për një gjë tjetër” tha Haxhiu

Deputetja Haxhiu, gjithashtu ka ngritur si shqetësim edhe personat të cilët mbajnë më shumë se një vend pune. Në këtë rast ajo ka kritikuar kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ajo tha se Kryeprokurori Lumezi, i prin kësaj liste.
Haxhiu tha se në vend se të mirët me sistemin e drejtësisë, ai uzurpon shumë pozita pune, duke ia përmendur të gjitha pozitat një nga një.

“Në Kosovë janë afër 40% e popullsisë që janë të papunë, mbi 18% janë varfëri ekstreme, por ama, kemi një grup njerëzish që mbajnë më shumë se dy vende punë, madje deri në 6-7 vende pune. Ata i gjejmë në ekzekutiv, në legjislativ, e sidomos në sistemin e drejtësisë.
Kryeprokurori I Shtetit, Aleksandër Lumezi, i prin kësaj listes he gjithnjë po I referohemi viteve që I lëmë pas. Në vend që ai të ishte në transformim të sistemit prokurorial, ai mban shumë pozita. Me qenë sot kryeprokuror në Kosovë, dita është e pamjaftueshme, për shkak të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative. Lumezi është edhe kryetar I Këshillit drejtues në Akademinë e Drejtësisë, Kryetar I Komisionit për provimin e Jurisopodencës, anëtar I bordit të Akademisë së Kosovës për siguri publike. Ai kontrollon se edhe kush do të jenë prokurorët e rinj” tha ajo

Veç tjerash Haxhiu tha se kjo gjendje mund të ndryshohet vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme