Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në mbështetje të marshit protestues të organizuar nga Kolektivi “MARShojmë, S’festojmë” që do të mbahet sot më 8 mars në orën 12:00 me fillim në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe çdo marsh tjetër ku bëhet thirrje për drejtësi e barazi për gratë.
“Problemet e grave janë problem i gjithë shoqërisë, pavarësisht se a i sheh e a i pranon dikush ato. Nga këndvështrimi i shtetit është detyrim që të krijohen e zbatohen politika të cilat u sigurojnë sa më shumë grave qëndrueshmëri ekonomike, si dhe dinjitet në punë, në shkollë, në familje e në shoqëri dhe garantim i të drejtave.
Tetorin e vitit të kaluar votuesit, një pjesë e madhe e të cilëve gra, hapën një kapitull i ri në Republikën tonë. Qytetarët u përcaktuan për shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik duke mundësuar kështu pas një kohe të gjatë një ndryshim substancial në vend. Punësimi dhe Drejtësia ishin dy fjalët kyçe që e përmblodhën angazhimin e përbashkët drejt synimeve tona, andaj edhe puna e institucioneve të reja kuptohet si detyrë e asaj që kishim në mendje për të ardhmen e qytetarëve tanë.
Dita Ndërkombëtare e Gruas është rast i mirë për ta risjellë në vëmendje shpresën e 6 tetorit, sepse ishin edhe gratë ato që përmes organizimit nëpër shtëpi, fshatra, lagje e qytete bartën peshën e mesazhin e këtij ndryshimi. Institucionet e reja, qeveria Kurti, e patjetër edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! njohin dhe vlerësojnë angazhimin dhe kontributin e grave për drejtësi dhe barazi në vend përgjatë periudhave të ndryshme historike, por janë në dijeni edhe të problemeve të shumta me të cilat ato përballen sot e kësaj dite.
Ligjet që mbrojnë gratë nuk do të pluhnosen përgjatë qeverisjes tonë, puna e grave nuk do të mbetet në harresë si diçka e panjohur. Bashkarisht, por edhe si institucione do të angazhohemi për më shumë drejtësi e punësim sidomos për gratë dhe të rinjtë. Shteti i Kosovës duhet dhe do të jetë aleat aktiv për gratë që përballen me shfrytëzimin, shtypjen, e ngacmimin në punë, por edhe për gratë amvisa, që me punën e tyre kanë mundësuar edukimin dhe shkollimin e brezave të tërë të Republikës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...