Google ADS

Vetëvendosje me homazhe e nderime prej Jasharajve e deri tek Astrit Dehari

07:22 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë sot homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, vizitojnë familjen Jashari, vendin e daljes publike të UÇK-së si dhe vizitojnë familjen e mësuesit të vrarë, Halit Geci.

Po ashtu, sot gjatë ditës udhëheqës të VV-së bëjnë nderime te shtatorja e Ismail Qemailit e cila ndodhet në Oborrin e Qeverise, Ish Rilindja dhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Sheshin “Zahir Pajaziti”, shkruan arbresh.info.

Në 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ata nuk do të lënë pa bërë nderime edhe te Pllaka e Mon Balajt e Arben Xheladinit si dhe homazhe tek varri i Astrit Deharit.

Aktivitetet:

09:00 – Homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” (Prekaz)

09:20 – Vizite te Familja Jashari (Prekaz)

09:45 – Vizite te Vendi i Daljes Publike të UÇK-së (Llaushë)

09:50 – Vizite te Familja e mësuesit të vrarë, Halit Geci (Llaushë)

10:50 – Nderime te Shtatorja e Ismail Qemalit (Oborri i Qeverisë, Ish-Rilindja)

11:00 – Nderime te shtatorja e Zahir Pajazitit (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

11:10 – Nderime te pllaka e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë)

11:25 – Nderime te busti i Isa Kastratit (Velani, Prishtinë)

11:30 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës (Velani, Prishtinë)

12:00 – Homazhe te varri i Astrit Deharit (Zllatar, Prishtinë)

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme