Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që zgjedhjet presidenciale të Serbisë të mbahen në territorin e Kosovës.
Sipas zyrtarëve të partisë më të mëdha opozitare këto zgjedhje po mbahen duke e konsideruar Kosovën politikisht dhe ligjërisht si pjesë të Serbisë.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka thënë për lajmi.net se më këto zgjedhje përveç në Kushtetutë, Kosova po trajtohet si pjesë e Serbisë edhe në aspektin elektoral.
“Kosova po trajtohet edhe nga aspekti elektoral pjesë e Serbisë, përveçse në Kushtetutën e saj, ku serbët e Kosovës nuk do të votojnë si votues jashtë shtetit, por si me qenë brenda Serbisë. Ndërsa, Qeveria e Kosovës, po e legjitimon një gjë të tillë në vend të kundërshtimit e ndalimit të tyre. Me këtë, qeveria e Kosovës është shndërruar në një resurs organizativ dhe lehtësues, duke përligjur cenimin e sovranitetit dhe të integritetit të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë”, ka thënë Hoti për lajmi.net.
Zgjedhjet presidenciale të Serbisë do të mbahet të dielën më 2 prill, ndërsa në territorin e Kosovës do të organizohet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE). Për organizmin e këtyre zgjedhjeve janë hapur 20 vendvotime.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se misioni i OSBE-së në Kosovë do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë me prani të stafit të OSBE-së, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë.
Por, Shkodran Hoti ka thënë se arsyetimi i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në emër të dy shtetësisë nuk qëndron.
“ Shtetas serbë jetojnë edhe në shtete tjera, por Serbia nuk po hapë vendvotime në asnjë shtet tjetër, ndërsa ka vendosur të hapë 90 vendvotime në territorin e Kosovës. Zgjedhjet e Serbisë nuk janë tjetër veçse manifestimi i radhës i kontrollit të saj mbi Kosovën, e lejimi i tyre është veçse nënshtrimi i radhës të qeverisë Mustafa. Kjo ndërhyrje, sikurse ky nënshtrim mbeten të njëjta në vazhdimësi në këto vite, vetëm mënyra se si shfaqen kohë pas kohe ndryshon”, është shprehur ai.
Një model i ngjashëm i zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës ishte organizuar edhe në vitet 2012, 2014 dhe 2016.
Në mesin e kandidatëve për president të Serbisë është edhe kryeministri aktual, Aleksandër Vuçiç, ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç dhe Vojisllav Sheshel, i cili në mars të vitit të kaluar u lirua nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër kroatëve dhe boshnjakëve gjatë konflikteve të viteve 1990 në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës