VV: Vepra e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij është udhërrëfyes se si duhet atdheu

18:59 | 1 Nëntor 2020
Arbresh.info

Sot gjatë ditës, për ditëlindjen e 58-të të komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, një delegacion nga Lëvizja Vetëvendosje, i përbërë nga ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca, kryetari i GP-së Rexhep Selimi, deputeti e profesori Shpejtim Bulliqi, deputetja Saranda Bogujevci, deputeti Eman Rrahmani, dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla si dhe aktivistë tjerë, kanë bërë homazhe para shtatores së tij në Prishtinë.

Sipas VV-së, vepra e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij është udhërrëfyes se si duhet atdheu dhe se si i shërbehet atij.

“Vitet kalojnë, e ne duhet t’i qëndrojmë besnik vlerave dhe idealeve të atyre që na kanë prirë, që na e kanë shtruar rrugën e çlirimin, të lirisë që e gëzojmë sot, e të zhvillimit që e synojmë për gjeneratat e ardhshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme