Aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti i ka quajtur krim të organizuar nga Qeveria punësimet e fundit në Telekomin e Kosovës.
Ahmeti përmes një postimi në facebook ka shkruat se punësimet në Telekom po bëhen në mënyrë që të duket më i arsyeshëm privatizimi, shkruan arbresh.info.
“Në fund të javës së kaluar bashkë me Fatban Bunjaku, në konferencë për medie prezantuam mbi 50 punëtorë nga 200 të punësuarit e vitit 2018 në Telekomin e Kosovës, të identifikuar për lidhjet e tyre familjare e partiake me partitë në pushtet. P oashtu nga brenda telekomit na u raportua që vikendin paraprak është organizuar një konkurs klandestin për punësimin e mbi 100 personave në Telekom. Ky është krim I organizuar nga qeveria aktuale vetëm e vetëm që t’ia japin goditjet e fundit të shkatërrimit të Telekomit në mënyrë që të duket I arsyeshëm privatizimi I tij”, ka shkruar Ahmeti.
Ai po ashtu ka shkruar se edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit, Bedri Istrefi ka ardh në këtë pozitë përmes lidhjeve familjare.
Sipas Ahmetit, Istrefi është familjar i Besnik Tahiriti cili mban pozitën e koordinatorit nacional për reformën shtetërore të Qeverisë Haradinaj.
E aktivisti i VV-së ka kërkuar nga Prokuroria të veproj urgjentisht:
“Daja i koordinatorit nacional për reforma – Kyreshef ekzekutiv i Telekomit! Por si po bëhet kjo? Kjo e gjitha së voni po mundësohet nga U.D. së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit Bedri Istrefi i cilia ty gjindet pikërisht për shkak të një lidhje familjare. Bedri Istrefi është saktësisht djali i dajës së Besnik Tahirit të AAK-së, koordinator nacional për reformën shtetërore të Qeverisë Haradinaj. Prokuroria duhet urgjentisht të veprojë! Të fillojë hetimet për këto punësime, përmes të cilave po tentojnë ta shkatërrojnë të vetmen ndërrmarrje publike me të cilën deri vonë jemi krenuar”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...