Tashmë zyrtarisht ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora.
78.51 e votave nga diaspora janë bërë për Lëvizjen Vetëvendosje. Kështu ka bërë të ditur kjo lëvizje përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka falënderuar mërgimtarët për përkrahjen, shkruan arbresh.info
“78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në mënyrë plebishitare bashkatdhetarët tanë, me besim e përkushtim, në referendumin e 14 shkurtit janë deklaruar se janë për ndryshime në vend”, thuhet në reagimin e VV-së.
VV ka falënderuar mërgatën, e cila sipas përkundër vështirësive ka përkrahur këtë subjekt politik.
“Falemnderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje. Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri në ardhje Albin Kurti, do të kujdeset që ata të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar. Krejt dhe Drejt, sepse siç e pamë bashkë mund t’i jetësojmë aspiratat tona për një Kosovë më mirë, më të drejtë, e të zhvilluar çfarë e dëshirojmë si qytetarë të kësaj Republike”, thuhet në njoftimin e VV-së./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...