Lëvizja Vetëvendosje konsideron se presidenti Hashim Thaçi nuk ka kompetencë ligjore që të ftojë subjektet politike për tu konsultuar lidhur me datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ftesa e Thaçit për takim konsultativ është përpjekje që përmes takimeve joformale ta bëjë të paqartë thirrjen e seancës konstituive, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin:
THAÇI DUHET TË THËRRAS SEANCËN KONSTITUIVE
Thaçi nuk ka asnjë kompetencë ligjore që t’i ftojë subjektet politike për t’u konsultuar lidhur me ditën dhe datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit dhe ne nuk kemi asnjë obligim ligjor që të shkojmë në këtë takim. Afati ligjor për thirrjen e seancës konstituive është i përcaktuar ligjërisht dhe Thaçi thjesht e ka obligim kushtetues ta kumtojë ditën dhe orën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit. Nëse Thaçi nuk e bën këtë, atëherë ne, si deputetë të Kuvendit të zgjedhur me votën e popullit, do ta bëjmë ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ftesa e Thaçit për takim konsultativ, është përpjekje që përmes takimeve joformale të tipit parapolitik ta bëjë të paqartë thirrjen e seancës konstituive. Kjo është tendencë e qartë për të krijuar përshtypjen e krizës ku të gjithë duhet të ulen në një tryezë dhe ka thjeshtë për qëllim shpërlarjen e takimeve të kafeneve me koalicionin e PAN-it, të cilit duke qenë se më shpejtë po i ikën koha se sa që po i bëjnë numrat për formimin e qeverisë, po mendojnë se tek Thaçi kanë gjetur mundësinë për blerjen e kohës. Thaçi e ka shfrytëzuar këtë ftesë, për t’ia mbuluar PAN-it humbjen e të gjitha afateve të cilat ata vetë i kanë caktuar. Kësisoj, Thaçi vetë i skaduar, ka pranuar këtë rol prej shpëtimtarit fallso për t’u rikthyer sërish në skenë, ku deri më tani qëndronte vetëm nëpërmjet thirrjeve telefonike me Vuçiqin./Arbresh.info.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...