Nesër do të mbahet takimi konsultativ mes partive politike të cilat pritet të caktojnë datën e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Por, në këtë takim do të mungojë Lëvizja Vetëvendosje.
Shkodran Hoti, zyrtar për media nga LVV-ja ka sqaruar për “Indeksonline” mospjesëmarrjen e Vetëvendosjes në këtë takim.
Sipas tij, tashmë nuk ka mbetur asgjë për të diskutuar me partitë dhe se koalicioni PDK-AAK-Nisma është dashur të jetë prezent në seancat e kaluara.
Hoti ka deklaruar se PAN-i e ka bllokuar formimin e institucioneve duke mos marrë pjesë në seancën, e krejt kjo sipas tij është bërë për interesa të partive brenda atij koalicioni.
“Ne mendojmë që nuk ka vend për takim konsultativ sepse nuk kemi për çka të konsultohemi. Rrjedhimisht duhej mbajtë seanca dhe do të duhej që PAN t`i përgjigjej seancës e cila është e thirrur në mënyrë të rregullt në përputhje me Kushtetutën. Mendoj që është duke shkaktu bllokadë institucionale dhe kjo është në dëm të vendit dhe po bëhet për interesa klanore të partive që janë në koalicionin PAN”, ka thënë ai.
Tutje, Hoti ka kujtuar se as Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në njërën nga takimet konsultative, por që ka marrë pjesë në seancë.
Njëjtë pritet të ndodhë edhe kësaj here, meqë Hoti ka thënë se Lëvizja sërish do jetë në seancë kur ajo të thirret.
“Ne s`kemi marrë pjesë as në takimin tjetër konsultativ dhe ishim pjesëmarrës në seancë. Do ta shqyrtojmë rastin por besoj që do jemi prezent në seancën e ardhshme. Ne iu kemi përgjigjë çdo thirrje për seancë deri më tani dhe nuk ka arsye që të mos i përgjigjemi edhe herave tjera. Sidoqoftë, kjo është çështje e Grupit Parlamentar, por mendoj që po”, ka sqaruar ai.
Sipas Hotit, kërkesat e PAN-it për thirrje të takimit konsultativ e në anën tjetër mos pjesëmarrje në seancë konstituive, kanë të bëjnë me blerjen e kohës sepse nuk i kanë numrat për kryekuvendar dhe as për formim të Qeverisë./arbresh.info/
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora