Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të mbajë aktivitete për javën e Lëvizjes, sot kanë njoftuar se do të organizojnë ditën e mërgatës, ku prej orës 18:00, do të ketë një bashkëbisedim virtual me anëtarë e bashkatdhetarë në të cilën marrin pjesë kryetari Albin Kurti, sekretarja organizative Vlora Haxhimehmedi.
Në njoftimin e VV-së thuhet se mërgata ka qenë dhe mbetet jetike për ekzistencën dhe zhvillimin e vendit.
Ky është njoftimi i plotë:
Mërgata ka qenë dhe mbetet jetike për ekzistencën dhe zhvillimin e vendit. Ajo është jo vetëm ndihmë, por është edhe dashuri e pakushtëzuar ndaj vendit. Mërgata nuk është jashtë, ajo është gjysma e jonë.
Në kuadër të javës tradicionale të Lëvizjes sot kemi ditën e mërgatës. Prej orës 18:00 do të kemi një bashkëbisedim virtual me anëtarë e bashkatdhetarë në të cilën marrin pjesë Kryetari Albin Kurti, Sekretarja Organizative Vlora Haxhimehmedi dhe deputetja Fitore Pacolli.
Për ju bashkëatdhetarë që dëshironi të beheni pjesë e këtij bashkëbisedimi ju lutemi të kontaktoni qendrat e Lëvizjes ku jetoni.
Përherë mirënjohës,
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen