VV: Regjistrohu për të votuar nga mërgata, kanë mbetur vetëm 18 ditë

12:01 | 8 Dhjetor 2024
E.G

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar.

Sipas njoftimit, kanë mbetur edhe 18 ditë për regjistrim, shkruan Arbresh.info.

“Regjistrohu për të votuar nga mërgata! Mos e humb të drejtën tënde – kanë mbetur vetëm 18 ditë deri në afatin e fundit për regjistrim. Afati i fundit: 26 dhjetor 2024. Bëje zërin tënd të dëgjohet – regjistrohu dhe voto!”, thuhet në njoftimin e partisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme