Vetëvendosje ka vlerësuar se raporti i Komisionit Evropian për Kosovës i ka paraqitur përsëritjet e dështimeve të shtetit.
Kështu ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli në një konferencë për medie, shkruan arbresh.info.
Ajo ka thënë gjithashtu se raporti është përsëritje e atij nga viti 2014.
“Për dallim nga vendet e tjera të cilat u vlerësuan për përparimin që kanë bërë në rrugën drejt BE-së, Kosovës iu përsëritën dështimet dhe u theksua se Kosovës i mungon vullneti politik për avancimin e rrugës integruese. Raporti është përsëritje e raporteve 2014-2014-2016 dhe 2018 shumë pak përmirësime sipërfaqësore dhe shumë ngecje e dështime”, ka thënë ajo.
Pacolli ka shtuar se në raportin e KE-së flitet vetëm për dështimet e politikave.
“Në këtë raport nuk lexohet për sakrificat e punëtorëve dhe studentëve e as për arritjet e artistëve e sportistëve tanë por për dështimet e paaftësisë pandemike qeveritareve”, ka shtuar ajo.
Ajo ka folur gjithashtu për ndikimin e politikës në rekrutime në pozita të larta, ajrin problemet me respektimin e të drejtëve të njeriut, lirinë e shprehjes, etj./Arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...