Vetëvendosje në konferencë për medie ka ngritur si shqetësimin shpronësimin e një ndërtesë në Prishtinës.
Sipas deputetit të VV-së, Liburn Aliu Qeveria po dëshiron të shpronësoj një pronë që do të shërbejë si objekt administrativ për Qeverinë
“Para pak dite në Qeveri është marrë një vend që është nënshkruar nga kryeministri Haradinaj dhe bëhet fjalë për miratimin e shqyrtimit të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interesin publik të pronës së paluajtshme të një parcele në Prishtinë dhe pjesëve administrative të ndërtesës. Në ftesën për shprehje të interesit përshkruhen kushtet që duhet t’i ketë ndërtesa që do të shërbej si objekt administrativ për Qeverinë”, ka shtuar ai.
Aliu ka shtuar se shpronësimi i objektit arrin vlerën 55 milionë euro ndërsa është në pronësi të Dukagjinit.
“Kemi të bëjmë me një shpronësim që arrin vlerën 55 milionë euro, pra Qeveria është në rrugë të shpronësimit të një objekti me këtë vlerë e që do t’i shërbejë Qeverisë. Bëhet fjalë për objektin pranë rrethit në Prishtinë në pronësi të Dukagjinit, është detyrë e jona që të tërheqin vërejtjen dhe të ndalohet një gjë e tillë”, ka shtuar ai.
Deputeti Aliu ka shtuar se në Prishtinë ka pjesë në të cilat mund të ndërtohet një objekt pasi shuma prej 55 milionë euro për objekt të gatshme është e pa përballueshme për Kosovën.
“Për Kosovën është shumë e madhe që të shpenzohen 55 milionë euro në një objekt që është i gatshëm dhe ka plotë objekte tjera më të leverdishme, injorimi i planeve tjera lë hapur dyshimin për korrupsion, në bazë të planeve zhvillimore të komunës së Prishtinës, në zonën “Prishtina e re” janë trolle të shumta në pronësi të Qeverisë dhe që edhe sipas planeve janë paraparë për objekte Qeveritare, e në bazë të këtij plani është ndërtuar edhe Pallati i Drejtësisë”, ka shtuar ai.
Aliu ka shtuar se gjithë kjo punë po bëhet pa plan pasi në momentin kur ndërhynë interesat personat të gjitha planet bien. Ai po ashtu ka thënë se do të kërkojnë nga Qeveria ndalimin e këtij shpronësimi.
Ndërsa Avni Zogiani ka përmednur disa tender të tjerë që ka marrë ky grup interesi.
“Qeveria ka shpërbyer të grup interesi në vazhdimësi edhe me tender të tjerë, afera e librave që në vazhdimësi në shumicën e rasteve i merr ky grup edhe përkundër faktit që profesionistët kanë konstatuar shumë defekte”, ka thënë Zogiani./Arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...