Google ADS

VV pyetje publike për Hotin: A mund ta demantojë ose konfirmojë që është përqafuar me Vuçiqin në Zyrën Ovale?

11:50 | 28 Shtator 2020
Arbresh.info

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, i është drejtuar me një pyetje publike kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti, pas deklaratës së Presidentit Trump që krerët e Kosovës dhe Serbisë ishin përqafuar në Zyrën Ovale.

“Pyetje publike për z. Hoti: A mund ta demantojë apo konfirmojë se ai dhe Vuçiq janë përqafuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me rastin e nënshkrimit të zotimeve të 4 shtatorit?”, ka shkruar Kryeziu në Facebook, shkruan Arbresh.info.

Kujtojmë, se dje Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një tubimi elektoral ka thënë se se krerët e Kosovës dhe Serbisë pas arritjes së marrëveshjes ishin përqafuar në Zyrën Ovale dhe se ishte një gjë e bukur për ta parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme