Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë ka folur për çështjen e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë.
Sami Kurteshi tha se VV ka shumë vite që ka bërë përpjekje të vazhdueshme për adresimin dhe ndërgjegjësimin e çështjes së krimeve të luftës, por sipas tij, LVV është penguar nga mazhoranca në Kuvend, në të gjitha legjislaturat.
Ai tha se nëse VV do të ishte në qeveri, do të themelohej me ligj një instituti për hulumtimin e krimeve të luftës që do të ketë mision të përcaktuar qartë, me financa adekuate dhe do të angazhojë njerëz kompetent për këtë institut.
“Instituti duhet të jetë i përhershëm. Duhet të krijohet komision parlamentar i përhershëm që do të merrej me krimet e luftës, do të ishte hallkë lidhëse mes qeverise dhe institutit. Do të krijohet një dhomë e veçantë e përhershme në prokurori për krimet e gjenocidit, me numër të mjaftueshëm të prokurorëve, dhomë e veçantë gjyqësore brenda gjyqësorit në Kosovë. Brenda Policisë së Kosovës duhet të jetë një njësit për krimet e luftës që do të merrej me ndjekjen e atyre që kanë kryer krime të luftës dhe sjellje e tyre para drejtësisë. LVV do të bëjë një legjislacion të veçantë për mbrojtjen e identitetit dhe të dhënave të viktimave”, tha ai.
Po ashtu foli edhe për prokurorët dhe gjyqtarët që do të duhej të trajnoheshin në lidhje me gjenocidin serb.
“Duhet krijuar një degë e veçantë brenda UP për edukimin dhe specializimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të merren me gjenocidin”, shtoi ai.
Krejt këto tha ai janë të mundshme brenda institucioneve të Kosovës veçse ka nevojë për vullnet politik, përgjegjësi institucionale.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...