Lëvizja Vetëvendojse përmes një konference me ndryshe se zakonisht ka publikuar një sondazh të cilin e ka realizuar gjatë muajit mars.
Përmes këtij sondazhi VV ka paraqitur të gjeturat që i ka nxjerr nga anketimet me qytetarë ku njëra ndër pyetjet ishe edhe “Cilen parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme?”.
Sipas rezultateve të kësaj partie del se Lëvizja Vetëvndosje është partia e parëe me 26% duke pasuar nga PDK, LDK, AAK, AKR etj.
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i cili prezantoi këtë sondazh mes tjerash tha se 8.2 votues të PDK-së kanë thënë se do ta votojnë LVV në zgjedhejt e ardhshme , 9.1% nga LDK dhe ata që nuk kanë votuar deri më tani 24.1% e tyre kanë thënë se do ta votojnë LVV.
Molliqaj tha se gjasat janë shumë të mëdha që ky rezultat të del edhe në zgjedhjet e ardhshme.
“Une besoj qe ka gjasa reale që sondazhi i prezantuar këtu të jetë rezultat i zgjedhjeve të ardhshme. Për shumë kënd kjo është e pabesueshme siç ishte edhe me Prishtinen”, tha ai.
Dardan Molliqaj ka deklaruar se nëse partia e tij do ti fitoj zgjedhjet atëherë do te hynte në koalicion me partitë opozitare por nuk e përjashton mundësinë edhe me LDK-në.
“Prioritet i yni është Opozita jo vetëm AAK e NISMA por edhe partitë tjera. Por nëse do ishte zgjidhja e fundit me LDK-në atëherë do të shtojmë si mundësi por jo me Isa Mustafën në krye”, tha Molliqaj. /Arbresh.info
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?