Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes një komunikate për media pas ngjarjes së sotme në ambientet e Kolegjit UBT ku presidenti Hashim Thaçi ishte i pranishëm, për të folur mbi zhvillimet politike.
VV thotë se gjatë këtij fjalimi, është mohuar fjala fillimisht, dhe më pas janë keqtrajtuar studentët Diellza Arifi dhe Korab Muhadri, transmeton arbresh.info.
“Studentja Diellza Arifi është nxjerrë dhunshëm nga salla ku po mbahej ligjërata, pasi që kishte pyetur Thaçin në lidhje me klanin “Pronto”, e më pas është futur një dhomë dhe ndaj saj është ushtruar presion psiqik. Kurse, studentit Korab Muhadri, nuk i është dhënë në asnjë moment fjala, përkundër insistimit të vazhdueshëm të tij. Përveç kësaj, për shkak të protestës nga ana e studentit Muhadri për faktin që nuk iu dha fjala, katër policë me veturën zyrtare të eskortës së Thaçit, me targat 156-01, e kanë kidnapuar atë në rrugë, duke e futur në veturë, që më pas ta kërcënojnë e ta rrahin, si dhe ta porosisin që asnjëherë të mos ngreh zërin ndaj Thaçit. Tre nga këta policë ishin Arben Bytyqi, Arsim Jashanica dhe Arsim Rashica, të cilët e kanë kërcënuar studentin Muhadri edhe me jetë”, thuhet në reagimin e VV-së./Arbresh.info.
Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë n...
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...