VV përgatit kallëzim penal për ministrat dhe zëvendësministrat që mundësuan rritjen e pagave të tyre

11:32 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave për Qeveritare ka shtyrë sot Lëvizjen Vetëvendosje që të mbaj konferencë për media.

Në ketë konferencë Albulena Haxhiu tha se Gjykata Kushtetuese lejoi padrejtësish për pagat e qeveritarëve.

“Vendimi i rritjes së pagës dyfishon pagat e tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ne vend që  të ndalonte abuzimin me paranë publike përmes vendimit mundësuan rritjen e pagave edhe për veti. Kjo tregon për zhytjen e gjyqtarëve siç po shihet, rrethanat e shtetit të kapur i bënë gjykatës rojtar të tyre. Kjo është kundër kushtetuese dhe shkelje e ligjit me ngritjen e pagave. Autoriteti që merr vendime për paga është Kuvendi dhe kjo është shkelje e buxhetit për vitin 2018 sepse nuk ka qenë e paraparë kjo rritje e pagave”, ka thënë Haxhiu, përcjell arbresh.info.

Sipas saj ky vendim ka implikime buxhetore rreth 7 milion euro dhe se shtrohet pyetja se cilit sektor do të ja marrin paratë për paga.

“Thellimi i pa barazive po promovohet në çdo Qeveri. Qeveria e Haradinajt më numër të madh të zëvendësministrave po qeveris vendin më papunësinë më të lartë në rajon. Sipas këtij vendimi të Gjykatës, secila qeveri do të mund të rrit pagat për vete. Dhe orientimi i buxhetit do të duhet të ishte nga ngritja e ekonomisë. Ne kemi përgatitur një kallëzim penal për të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat që mundësuan të bëhet kjo rritje. Sepse ky vendim është i paligjshëm “, është shprehur deputetja Haxhiu.

E Avni Zogiani nga VV tha se Kosova ka normën më të lart të papunësisë dhe varfërisë dhe Qeveria nuk ka ide për të ulur këto norma.

“Kosova ka zyrtar të lartë që funksionin e tyre e kryjnë për vetveten dhe jo për qytetarët. Mali i zi ka të ardhura mesatare 519 euro në muaj, Bosnja ka 419 euro të ardhurat  mesatare, Maqedonia ka të ardhura mesatare mbi 230 euro ndërsa Kosova ka 405 euro pagën mesatare ndërsa ka pagan e Kryeministrit mbi 2000 euro. Në raport më të ardhurat e vendit, në raport më rajonin, Kryeministri jonë merr 10 fishin e pagave krahasuar më të ardhurat mesatare. Ndërsa buxheti i Kosovës është më i ulëti në rajon”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme