Google ADS

VV për rastin ‘spitali’: PDK po mundohet të shfajësohet, u prezantuan dokumente të falsifikuara

13:14 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Për aferën “spitali”, Lëvizja Vetëvendosje të premten ka mbajtur një konferencë për medie.

Anëtari i saj, Jusuf Ulaj ka thënë se VV që nga 2014-ta ka kundërshtuar ndërtimin e spitalit privat në hapësirën e QKUK, shkuan arbresh.info.

“ Ne si VV në vazhdimësi që nga 2014-ta jemi angazhuar dhe kemi qenë kundër ndërtimit dhe funksionalizimit të spitalit privat brenda hapësirës së QKUK duke qenë të vetëdijshëm se një institucion i tillë është i panevojshëm, i kundërligjshëm dhe nuk e ka vendin aty për faktin se ka vështirësuar ofrim e shërbimeve shëndetësore në Institucionet publike e më së shumti në QKUK”, ka thënë ai.

Ulaj ka treguar për ndalesën që bashkë me Sindikatën i kishin bërë gjatë kohë kur ka udhëhequr me QKUK-në.

“Unë isha drejtor ekzekutiv i QKUK kur në qershor të 2009-es pa më njoftuar fare filluan gropimet në oborrin e QKUK-së, ne atëherë kemi reaguar bashkë me Sindikatën dhe i kemi ndaluar punimet dhe gjatë atij mandati nuk është bërë ndërtimi i spitali. Kompania që ka filluar ndërtimin e spitalit na i pat ofruar dy vendime, njërit i Kuvendit Komunal të Prishtinës i datës 31.12.2005 me të cilin lejohet ndërtimi doktorit Fatmir Dalladakut e jo Ekrem Llukës apo personave të tjerë dhe tjetri vendim ka qenë i kryeministit, Hashim Thaçi te datës 25.06.2009 me të cilin vendim përkrah vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Vendimi ishte bazuar në Mbledhjen e Qeverisë së Kosovë atë mbajtur më 25.06.2009 me të cilin shfuqizohen vendimet e mëparshme të Qeverisë”, ka thënë ai.

E për njërin nga dokumentet e publikuara, Ulaj ka thënë se është i falsifikuar.

“Pak orë pas konferencës u publikua një vendim mes tyre një vendim i falsifikuar që përmban numrin e njëjte të protokollit, të njëjtën ditë të lëshimit në të njëjtën ditë të mbledhjes së Qeverisë por që ka përmbajtje tjetër. Jo të lejimit por të respektimit të vendimeve të mëparshme të Qeverisë që ndalonin ndërtimin e spitalit privat brenda hapësirave të QKUK”, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu ka kërkuar që vendimi i Qeverisë të verifikohet.

“Kërkojmë publikisht që Hashim Thaçi të tregoi se cilët nga këto vendime është i saktë dhe cili i falsifikuar, kërkojmë edhe nga kryeministri Haradianj të bëjë verifikimin e këtij dokumenti pasi ai e ka transkriptën sepse në faqen të Qeverisë së Kosovës është larguar ky dokument”, ka shtuar ai.

E deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli  ka quajtur tentim për shfajësim të PDK-së.

“Ministri Ismajli në konferencë e para dy ditëve u mundua të shfajësoj PDK dhe ta hedh fajin diku tjetër duke fshehur vendim kryesorë atë që e përmenda më lartë që ky vendim i hapi rrugës ndryshimit të ligjit dhe ndërtimin e funksionalizimin e spitalit në oborrin e QKUK dhe në vitit 2015 u lokalizua”, ka shtuar ai.

Edhe ish-drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, Arbën Vitia ka thënë riaktualizimi i kësaj teme nga Ismajli është tentim për mbulim të aferës së Kadri Veselit.

“ Arsyeja e vetme për të cilin është aktualizuar tani nga Ministri i Shëndetësisë ka për qëllimin mbulimin e afërtës në të cilën thuhet se  kryetari i partisë e PDK-së, Kadri Veslein ku një grup personash pretendojnë se i kanë dhënë atij dhe bashke partiakëve të tij ryshfet”, ka shtuar ai.

Vitia gjithashtu ka kërkuar veprim sa më të shpejt për këtë rast në të kundërtën mosveprimet do të përdoren si lënë në Prokurori./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme