Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk ka ndonjë afat se kur do t’ia dërgojë kryeministri në detyrë Albin Kurti, emrin e mandatarit presidentit Hashim Thaçi.
Thaçi sot për herë të dytë ia ka kërkuar emrin.
“Përgjigje do t’i kthejmë gjithsesi, pa përgjigje s’do ta lëmë, por s’e kemi me nxitim” ,tha Kryeziu në Interaktiv të KTV-së.
Kryeziu tha se prioritet për Kurtin është pandemia, ndërsa çështjet politike janë dytësore.
Por megjithatë, Kryeziu nuk ka treguar se kur do t’i kthejë Kurti përgjigje Thaçit.
“Për ne si qeveri është interesante që të gjitha partitë politike, ato opozitare e ish partneri ynë (LDK), bëjnë thirrje për qeveri të re, duke anuluar mundësinë e zgjedhjeve. Qeveria u rrëzua jo për shkak të pandemisë, por për shkak të saj ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje. Thonë se kemi nevojë për një qeveri të re që menaxhon situatën. Por qeveria as më herët as tash në detyrë, nuk është kritikuar për keqmenaxhim. Qeveria në detyrë ka të gjitha kompetencat ta menaxhojë situatën dhe deri tash e ka bërë të pamundurën”, u shpreh Kryeziu.
Ai theksoi se nuk ka afat kushtetues që e përcakton kohëzgjatjen e përgjigjes në detyrë Kurti. Por nëse Thaçi, sipas tij, e tejkalon përgjigjen e Kurtit për mandatar dhe ia jep mundësinë LDK-së, ata do ta dërgojnë në Kushtetuese.
“Jam i sigurt se nëse Thaçi shpreh gatishmërinë për ta tejkaluar përgjigjen e kryeministrit Kurti, i njëjti vendim do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese. Është vendimi i duhur dhe i drejtë në atë skenar”, tha ai.
Për shkarkimin e disa bordeve dhe emërimin e tyre me emra tjerë politikë, Kryeziu tha se është i nxituar deklarimi se Kurti po politizon bordet.
“Emërimet e tyre janë të përkohshme, dhe janë vetëm 4 anëtarë që s’kanë pozita udhëheqëse”, tha ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?