Lëvizja Vetëvendosje të hënën ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me praninë e mallrave serbe në Republikën e Kosovës.
Deputeti i kësaj partie, Salih Zyba, ka thënë se deklarimi i presidentit, Hashim Thaçi se është rritur kontrabanda me Serbinë mund të ketë dy prapavijë, shkruan arbresh.info.
“Presidenti i shtetit thotë se kontrabanda me Serbinë është rritur, kështu ai e pranon se kontrabandë ka pasur gjithmonë, a po e akuzon presidenti ministrin e Financave dhe atë të Brendshëm apo po e shantazhon kryeministrin duke aluduar në standarde të dyfishta, taksa 100% për produkte nga Serbia e Bosnja por jo edhe financuesit e tjerë të partisë nga vjen kryeministri”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur disa nga Institucionet që sipas tij janë përgjegjës për kontrabandën.
“Sipas linjës së përgjegjëseve në këtë mes janë Ministria e Financave, Dogana e Kosovës dhe antikontrabanda, Policia e Kosovës, departamenti i krimeve ekonomike”, ka shtuar ai.
Ndërsa ka shtuar se taksa është ne interes të shtetit.
“Nëse çdo ditë bëhet thirrje për heqje të taksës nga presidenti te kryetari i Kuvendit dhe ekipi negociator si mund të presim që zyrtarët që përballen me kontrabandën dhe atë ilegale do t’i qëndrojnë presionit financiare dhe jo rreth herë kriminale megjithatë atë tarifa është në fuqi dhe është në interes të shtetit tonë”, ka shtuar ai.
E VV ka fajësuar edhe Ministrin e Tregtisë për gjendjen në tregun e brendshëm.
“Në tregun e brendshëm brengosës është edhe mos reagimi i Ministrit të Tregtisë, ka manovër me vendosjen e flamujve e që nuk përkojnë me vendet e origjinës e për këtë shkelje ka pak gjoba e konfiskime të mallit, sa për rikujtim VV vetëm për fushatën për bojkotin u përgatit mbi 8 muaj e Qeveria ende pas 3 muajve nuk ka nisur fushatën”, KA SHTUAR AI.
E në këtë konferencë janë paraqitur edhe disa produkte që janë prodhuar në Serbi këtë vit ndërsa kanë shiten në Kosovë me çmimin e njëjtë e shpesh më lirë se para vendosjes së taksës 100% për produktet serbe.
Ndërsa janë paraqitur edhe disa mos përputhje mes origjinës së produktit dhe flamurit të vendosur poshtë produktit./Arbresh.info/
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...