Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë, pa legjitimitet të ri përmes zgjedhjeve.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po rifillon një proces tepër të rëndësishëm pa as edhe një agjendë të qartë e koordinim të brendshëm politik e ndërinstitucional, shkruan Arbresh.info.
Ky është postimi i plotë:
“Kjo qeveri, tashmë jo vetëm e kotë dhe e dëmshme, po del të jetë edhe deluzionale. Z. Hoti, i shkëputur plotësisht nga realiteti dhe i zhytur në mohim të plotë, thotë se (1) Kosova ka një kryeministër, i cili për procesin e Dialogut Kosovë-Serbi, (2) është duke koordinuar agjendën shtetërore me bartësit e institucioneve, (3) me partnerët e koalicionit dhe (4) opozitën”.
“(1) Për cilin kryeminisitër e ka fjalën z. Hoti? (2) Për cilën agjendë shtetërore e ka fjalën z. Hoti? Kosova po rifillon një proces tepër të rëndësishëm pa as edhe një agjendë të qartë e koordinim të brendshëm politik e ndërinstitucional. Kjo qeveri nuk ka një platformë për dialog të diskutuar e të mbështetur në kuvend, nuk ka parime të qarta dialoguese dhe as përgatitje, derisa i mungon edhe komunikimi më bazik me liderë institucionalë për tash e një muaj”.
“(3) Për cilët partnerë të koalicionit e ka fjalën z. Hoti? Ata të cilët gjatë ditës nuk përfillin ftesën për “forumin e liderëve”, në mungesë të të cilëve z. Hoti detyrohet ta riemërojë atë si “forum i partive politike”? Për të njejtit partnerë të koalicionit të cilët në mbrëmje dalin dhe e kritikojnë publikisht qasjen e tij ndaj dialogut si dhe për mungesë te konsultimit dhe koordinimit me ta?”
“(4) Për cilën opozitë e ka fjalën z. Hoti? Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron këtë qeveri jolegjitime dhe jolegale, ashtu sikurse e konsideron edhe çdo përpjekje të saj për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë proces. Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë, pa legjitimitet të ri përmes zgjedhjeve. Prandaj, kjo qeveri duhet të shkojë sa më parë”, ka shkruar Kryeziu.
https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/158694025754753
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?