Kosova është në ethet e zgjedhjeve të parakohshme, por të dielën mbahen edhe zgjedhjet vendore në Medvegjë.
Përmes një deklarate për media, Lëvizja Vetëvendosje reagoi duke thënë se në Medvegjë shqiptarët po fshihen nga regjistrat civilë dhe kështu po i mohoet e drejta e votës.
“Është tepër shqetësues fakti se, në vitin 2015 kanë qenë 4200 votues shqiptarë të regjistruar në lista, e në 2019 janë vetëm 800 votues shqiptarë. Atyre po u fshihen emrat nga lista e adresave e regjistrat civilë, dhe po u konfiskohen letërnjoftimet. Shqiptarëve të Medvegjës të cilët kanë mërguar, po iu mohohet kësisoj e drejta themelore qytetare, e drejta e votës”, thuhet në deklaratën e VV-së.
Sipas tyre, ky proces është një spastrim burokratik i Medvegjës prej shqiptarëve, të cilët janë banorë autoktonë, pronarë të tokave, banorë të kahershëm të atyre anëve dhe është e porositur direkt nga Vucciqi.
“Fshirja e tyre prej listave është një proces i nxitur nga Alekandër Vuçiqi, i cili kontrollon një pjesë të madhe të pushtetit në Serbi, dhe e përdor atë edhe kundër shqiptarëve, në kundërshtim me të drejtën dhe ligjin vendor e ndërkombëtar”, vijon deklarata.
Vetëvendosje kërkon edhe reagim tëmenjëhershëm të Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës pasi kjo do të jetë një gjë e vështirë për t’u zgjidhur në të ardhmen.
“Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës vazhdimisht thonë se e kanë nën vëzhgim situatën, mirëpo mohimi i të drejtave dhe çregjistrimi i 85% të shqiptarëve të Medvegjës është një ngjarje e cila kërkon reagim të fortë dhe të menjëhershëm, përndryshe do të jetë çështje e vështirë për t’u zgjidhur në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.
Lëvizja Vetëvendosje kërkon prej qeverisë të Kosovës e asaj të Shqipërisë të veprojnë në mbrojtje të shqiptarëve të Medvegjës që të mos lejohet eliminimi i tyre prej listave të adresave dhe konfiskimi i letërnjoftimeve të tyre.
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...