Kandidati i AKR-së për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në një prononcim për Gazeta Blic ka bërë të ditur se sot në Komunën e Mitrovicës dhe Prishtinës do të nënshkruhet marrëveshje për koalicion në mes të AKR-së dhe Vetëvendosjes.
”Ne sot do të vendosemi të nënshkruajmë marrëveshjen edhe në Prishtinë edhe në Mitrovicë me Vetëvendosjen dhe do të shkojmë më tutje”, tha Bahtiri.
Sa i përket ndarjeve të posteve, ai shtoi se deri tash nuk kanë biseduar për diçka të tillë por vetëm për qeverisje të përbashkët.
”Nuk kemi bërë ndarje të posteve por kemi të bëjmë për qeverisje të përbashkët”, shtoi ai.
Sa i përket koalicionit të sapo nënshkruar në mes të AAK-së dhe PDK-së në Mitrovicë, Bahtiri tha se nuk është problem pasi që 75% e AAK-së e mbështesin atë.
”Nuk është asnjë problem, çdo kush e ka të drejtën të lidh koalicione por dihet se kryetari i AAK-së nuk e përfaqëson anëtarësin e gjerë të AAK-së, dihet që 75% të AAK-së e përkrahin Bahtirin, do ta shihni nëndegët kur të ju bashkëngjiten kryetarit Bahtiri”, shtoi ai.
Në anën tjetër, koalicionin AKR-Vetëvendosje në Prishtinë e konfirmoi edhe kandidati i AKR-së Selim Pacolli, për të parin e kësaj komune, i cili tha se dje është mbajtur një takim me Vetëvendosjen dhe sot do të bëhet një takim tjetër me mundësi të nënshkrimit të marrëveshjes.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet