Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se e mbështetë protestën e së shtunës, në mbështetje të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Vetëvendosje bën të ditur se vazhdimi i masës që e mban të izoluar Haradinajn nuk është cenim vetëm i personit të tij, por edhe sulm ndaj luftës çlirimtare të Kosovës. “
Vazhdimi i masës që e mban të izoluar Ramush Hardinajn, nuk është cenim vetëm i personit të tij, por sulm ndaj vetë luftës sonë çlirimtare. Edhe më serioze bëhet situata kur kuptojmë se kjo po bëhet nga fletarrestet e porositura në Serbi. Për këtë arsye, Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrah protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt”, thuhet në njoftim.
Vetëvendosje fton të gjithë qytetarët që konsiderojnë të padrejtë këtë proces që mospajtimin e tyre ta manifestojnë në protestën e ditës së shtunë, më 4 mars 2017, nga ora 13:00 në Prishtinë.
“Haradinaj ka qenë pjesë e luftës çlirimtare kundër shovinizmit gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Fletëarrestet nga Serbia duhet të anulohen për të gjithë ushtarët e luftës çlirimtare!”, thuhet në njoftim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...