VV, LDK e Alternativa kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për rastin e të miturës në Drenas

16:23 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se bashkë me partitë tjera opozitare, LDK-në dhe Alternativën, kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me dyshimet për abuzim seksual të një të miture në Drenas.

E mitura dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga mësimdhënësi i saj, dhe më pas nga një hetues policor.

Është kërkuar që seanca të mbahet më 8 shkurt në orën 12:00.

Në arsyetim të kërkesës për këtë seancë, theksohet se “rastet e raportimeve publike të dhunimeve dhe abuzimeve seksuale tek të miturit dhe tek vajzat e gratë brenda institucioneve të Kosovës nuk janë më të izoluara”.

“Këto raste tashmë janë kthyer në fenomen”, thuhet në arsyetim, ku shtohet se “mbrojtja e integritetit fizik dhe moral i të miturve, vajzave dhe grave është përgjegjësi ligjore prej ministrive të linjës deri tek agjencitë ligjzbatuese që mbikëqyren nga Qeveria, Kuvendi, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe Avokati i Popullit.

Kjo është kërkesa e plotë e këtyre partive opozitare:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme