Google ADS

VV: Ky ligj merr para nga taksapaguesit e varfër dhe i orienton drejt të pasurve

15:00 | 4 Dhjetor 2020
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje edhe pas kalimit të Ligjit për rimëkëmbje, e ka kritikuar atë. Hekuran Murati nga VV ka thënë se përmes këtij ligji po merren parat e taksapaguesve dhe po iu jepen kompanive dhe oligarkëve.

Murtai tha se ky Ligj ka tendencë të ndihmoj të afërmit e e qeverisë, shkruan arbresh.info.

“Qëllimi i kësaj qeveria është që paratë që i ka në buxhet të mos i ndihmoj qytetet por ato para të buxhetit kjo qeveri ka tendencë tu ndihmoj oligarkëve dhe bizneseve të afërta me ta:

“Ky projektligj i dedikohet një kompanie që operon në Kosovë”

“Kjo nuk mund të quhet rimëkëmbje ekonomike”.

“Ky ligj merr pare nga taksapaguesit e varfër dhe i orienton drejt të pasurve”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme