Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të martën konferencë për medie, ku kanë adresuar kritika të shumta për shkeljet e Kushtetutës së Kosovës.
Deputetja nga radhët e këtij subjekti, Albulena Haxhiu, tha se kjo Qeveri dhe Qeveritë e mëparme kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës.
Haxhiu tha se për këto 11 vite jemi dëshmitar se si pushteti vetëm ka uzurpuar prona, institucione publike dhe asgjë tjetër.
“Për 11 vite jemi dëshmitar të së kundërtës. Një grup pushtetarësh që janë mbi ligjin dhe qytetarë që shtypen nga pushteti. Askush se ka besuar që 11 vite pas pavarësisë është sfidë e madhe të jesh qytetarë e qytetare e Kosovës. Sepse shteti nuk po e siguron as, shëndetin, as arsimin, as pronën. Këto ditë si këto 11 vite jemi dëshmitar të një pasqyrimi të plotë, të pushtetarëve që kanë uzurpuar pronat publike. Qytetarët kanë humbur besimin në institucionet e drejtësisë. Në vitin 2017, 153 persona që janë dënuar pabazë, në dy vitet e fundit nuk kemi numër të saktë por siç po shihet kemi rritje të dënuarve pa bazë” tha Haxhiu.
Ndërsa nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, tha se realiteti kushtetues dhe rendi kushtetues në Kosovë, kanë një dallim të madh mes vete.
Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës më së shumti është shkelur nga ata të cilët ka qenë të definuar ta mbrojnë.
“Në rastin e Kosovës realiteti kushtetues dallon si nata me ditën ne rendin kushtetues, e sidomos rasti Haradinaj ku ka shkelur rendin kushtetues me shumë skandale në institucionet e Kosovës. Neni 49 i Kushtetutës garanton lirinë e punës, por kjo Qeveri e ka vështirësuar qasjen në tregun e punës, ku jemi vendi më i varfër në Evropë. 23 punëtorë vetëm në 2018 kanë vdekur në vendin e punës. Kjo Qeveri po punën në rritjen e pabarazisë. Sot kushtetute e Kosovës, më së shumti shkelet nga ajo që e definojnë mbrojtjen e saj” tha Bislmi.
Në këtë konferencë gjithashtu u përmend mobilizimi i qytetarëve për të protestuar kundër Qeverisë. Deputetja Haxhiu tha se ky aktivitet po bëhet për ta ndalur këtë Qeveri ku siç tha ajo “Kjo Qeveri nuk ndalet pa e ndal”./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/375381413053384/?notif_id=1554739893402428¬if_t=live_video_explicit
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë