Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka kërkuar në seancën për votimin e Qeverisë që të vihet në votim menjëherë qeveria e Ramush Haradinajt.
Konjufca tha se programi qeverisës që prezantoi Haradinaj ishte fare i shkurtët dhe shumë i varfër, shkruan arbresh.info.
“Ishte një program fare i shkurtër qeverisës, jo pse ishte i thukët sepse ishte i varfër. Propozoj që meqenëse e kërkoi edhe votën në këtë Kuvend për ta mbështetur qeverinë e tij ne pajtohemi që le të del Qeveria e tij të votohet në këtë moment”, tha Konjufca.
Propozimin e VV-së e mbështeti edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...