Ka nisur seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës e cila është vazhdim i asaj të 8 shkurtit të këtij viti.
Në këtë seancë ishte paraparë të mbaheshin dy interpelanca për Ramush Haradinajn, njëra në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit dhe tjetra për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë qeveritarë, shkruan Arbresh.info.
“Interpelanca jonë që e kemi thirrur lidhur me vdekjen e dhunshme të Astrit është proceduar më 13 shkurt ndërkaq seanca e sotme është vazhdim i seancës së 8 shkurtit. Kërkojmë që për shkak se agjenda nesër është e ngarkuar, interpelanca jonë të jetë në seancën e ardhshme, në javën e ardhshme”, ka thënë deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.
Me pajtimin e grupeve të tjera parlamentare në Kuvend, interpelanca është shtyrë për javën e ardhshme./Arbresh.info
Ukraina bëhet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Të paktën katër të vrarë në Cetinje, thotë policia
Biden dënon sulmin në Nju Orlins
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...