VV kërkon shkarkimin e Rikalos, Haradinaj u thotë se u gëzuan kur u dënuan komandantët

14:02 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i është drejtuar Vetëvendosjes sot në Kuvend duke u thënë se u gëzuan dhe festuan kur u dënuan disa komandantë.

Kjo deklaratë e Haradinajt erdhi pasi deputeti i VV-së, Xhelal Sveqla kërkoi nga Haradinaj që ta shkarkoj ministrin Nenad Rikalo ose në të kundërtën të largohet edhe vetë, shkruan arbresh.info.

“Kur janë dënuar komandantat jeni gëzuar dhe keni festuar. Ditën kur ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në detyrë dhe i kam pyetur ata që janë në detyrë. Edhe AKI nëse këto doni me i qit në pikëpyetje e mem qujt avokat të dikujt, po këta që po flasin ia kishin zënë banesën këtij pasluftës dhe ia kishin marrë do pare”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme