Google ADS

VV kërkon dorëheqjen e Lumezit, i bashkohet protestës kundër tij

13:48 | 22 Gusht 2018
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka kërkuar sot dorëheqjen e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, pas rastit të dorëheqjes së Elez Blakajt.

Deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu ka thënë se përmes letrës së ish-prokurorit Blakaj tregohet se në çfarë gjendje është sistemi i drejtësisë, shkruan arbresh.info.

Ajo thotë se në krye të gjyqësorit janë persona që punojnë me urdhër të qeveritarëve e nuk punojnë për popullin.

“Aleksandër Lumezi është argat i Thaçit, Veselit e Haradinajt. Pra, në krye të gjyqësorit janë persona të cilët punojnë për qeveritarët dhe jo për popullin. Letra e Blakajt është pasqyra se çfarë gjendje është gjyqësori në Kosovë i cili i shërben mafisë në vend dhe ju shërben krimit të korrupsionit të kapjes së shtetit”, thotë Haxhiu.

Deputetja paralajmëroi se do t’i bashkohen sot protestës së organizuar nga Shoqëria Civile për rastin Blakaj.

“ Ne ftojmë qytetaret që të angazhohen për dorëheqjen e Haradinajt dhe Lumezit sepse dorëheqjen e Thaçit tashme ne e kemi kërkuar. Sistemi i drejtësisë nuk mund të pastrohet në krye të shtetit kemi Thaqin Haradinajn e Veselin. Ne do ti bashkohemi protestës se sotme dhe nuk duhet të ndalemi më kaq”, tha Haxhiu.

E shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se ata që janë kompetent për ta ndjekur krimin ata nuk mund ta kryejnë punën e tyre nga politika.

“Ai i cili po e tregon që është bërë kapja e shtetit po e tregon vetë prokurori dhe kjo është mjaft shqetësuese. Ato çka i tha Haradinaj për Blakajn ishin sikurse telefonatat kërcënuese”, tha Konjufca.

“Edhe ata që kanë pasur guximin të hetojnë për këto raste, atyre ju ndalohet duke ikur nga Kosova. Kjo tregon se ne Kosovë nuk është e mundshme me bë drejtësi dhe ma nuk mundemi me t’i ftojmë prokurorin të hetoj 53 milionëshin që ja kanë dhënë “Bektel Enkes”. Dhe e vetmja shpresë është që të luftojmë me i hekë këta persona nga qeveria. Në vend që kryeministri me i dhanë mbështetje Blakajt ai del në TV dhe e kërcënon kjo është fatkeqësi për vendin”.

Konjufca tutje ka ftuar qytetarët ti bashkohen protestës se sotme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme