Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur për situatën që u krijua sot në Kuvendin e Kosovës pas tentimeve për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.
Konjufca ka thënë që sot ka pasur një nguti në Kuvend, pasi vetëm gjatë pasdites së sotme është organizuar kundërshtimi kundër Speciales, të cilin Konjufca e ka parë si të pazakontë.
“Iniciativa për të hedhur poshtë Specialen ka ardhur nga Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj, të cilët paraqitën 43 nënshkrime nga deputetët. Deputetët që nënshkruan nuk e dinin që në emër të tyre po bëhej ligji më i shkurtë në historinë e Kosovës”, thotë Konjufca.
Ai tregon që projektligji përmbante vetëm dy pika. Njëra thoshte që Gjykata Speciale do të shfuqizohet e tjetra që ligji hyn në fuqi menjëherë.
“Vetëvendosja është kundër Speciales, por ne nuk manipulohemi dhe metodën e kundërshtimit do ta zjgedhim pas konsultimeve”, tha ai pas mledhjes së VV’së.
Ai ka shtuar që Gjykata Speciale ka bazë kushtetuese dhe që krejt ky spektakël ishte thjesht lojë për të krijuar huti që po shfuqizohet Specialja./gazeta metro/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...