Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie, ku i ka quajtur të pavërteta deklarimet e opozitës lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit ad-hoc të KPM-së.
Deputetja Doarsa Kica Xhelili, ka thënë se të dy proceset e KPM-së dhe RTK-së kanë qenë të njëjta, por reagimet s’kanë qenë të njëjta. Sipas tyre kjo është bërë në mënyrë të çuditshme.
“Është e çuditshme që thuhet diçka nga një deputetet si anëtare ndërsa asnjëra nuk kanë qenë prezent kur kanë ndodhur intervistimet për bordin e RTK dhe KPM. Dje u votuan kandidatët nga jo-shumicë. Ne kemi pasur reagime vetëm me proceset e KPM-së dhe kjo është e çuditshme. Dje nuk pat fjalime për pakica. Gjithmonë kur janë themeluar komisionet kanë qenë akterët e interesuar. Unë ende e kam të paqartë kur është themelua komisioni ad hoc. Cila është arsyeja që konsiderohet top sekrete. Dhe është shumë e rëndësishme që po bëhet këto dezinformata. Unë dua ta përmbyll që nuk po i bënë mirë që po dalin me deklarime të tilla sepse janë kandidatë nga radhët e opozitës”
Deputet i VV-së, Fitim Haziri, ka thënë se është e çuditshme se me 27 maj të dy komisionet janë formuar të njëjtën ditë.
“Për bordin e RTK kemi mbajtur dy mbledhje. Dje kemi kaluar votim dhe është bërë përzgjedhja e dy anëtarëve. Çka qëndron mbrapa kësaj që për njërin komision kemi reagim e për tjetrin jo. Reagime kemi pasur vetëm për KPM. Kush qëndron prapa këtyre reagimeve”.Përzgjedhja ad-hoc e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media nxiti reagimin e shoqërisë civile në Kosovë ditë më parë.E lidhur me mungesën e transparencës për këtë proces ditë më parë reagoi edhe Federata Evropiane e Gazetarëve, të cilët kanë bërë thirrje për transparencë të plotë./EO/
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...